Ja si mund ta arrini një stomak të rrafshët

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 10:51
Ja si mund ta arrini një stomak të rrafshët

Nëse jeni lodhur nga ushtrimet e mundimshme në palestër, ka ardhur momenti ta kuptoni që çelësi për një stomak të rrafshët gjendet në kuzhinë, andaj, nëse e dëshironi një stomak të tillë, ndiqni këshillat e mëposhtme.

KONSUMONI KARBOHIDRATE!

Megjithëse thuhet se pak kohë para pushimeve duhet shmangur konsumimin e karbohidrateve, vlen e kundërta. Karbohidratet e shëndetshme si: orizi i kafenjtë, patatet e ëmbla dhe kinoa ndihmojnë në rrafshimin e stomakut. Karbohidratet e shëndetshme e ruajnë stabilitetin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kortizolit, që është i lidhur drejtpërsëdrejti me yndyrën në stomak. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni të gjitha llojet e karbohidrateve.

UTHULLA E MOLLËS

Ndonëse thuhet që një ditë e shëndetshme nis me një gotë ujë të vaktë me limon, rekomandohet që në vend të limonit të përdoret uthulla e mollës. Përkundër faktit që është uthull, ajo ndikon në hidratimin e trupit dhe në largimin e acidit në trup, duke e balancuar kështu nivelin e pH-së. Uthulla e mollës gjithashtu ndikon në mbytjen e baktereve të këqija në zorrë dhe stomak, duke ju ndihmuar me misionin e arritjes së një stomaku të rrafshët.

HANI USHQIM TË SHËNDETSHËM, PARA MESDITËS

Kur mesdita kalon, zakonisht, njerëzit fillojnë të ndihen të uritur dhe 'zgjidhjen' e kërkojnë tek ushqimet e pashëndetshme, që ua mbushin nevojat e tyre momentale. Andaj, rekomandohet që, në vend se ta lini trupin tuaj që të thahet urie, të konsumoni sasi të vogla të ushqimet pak para mesditës, duke e mbushur kështu stomakun tuaj. Pemët dhe perimet janë zgjidhja më e përshtatshme.

SHMANGENI STRESIN!

Stresi bën që trupi të prodhojë më tepër kortizol, që është një harmon që inkurajon trupin që ta deponojë yndyrën, sidomos në pjesën përreth stomakut. Andaj, aktivitetet si joga dhe meditimi mund t'ju ndihmojnë me humbje të peshës, edhe nëse nuk e ndryshoni dietën tuaj. Përveç shtimit të nivelit të kortizolit, stresi dhe mungesa e qetësisë ndikon edhe në sistemin e tretjes, gjë që gjithashtu çon në shtim të peshës.

ÇAJI I KOPRËS

Çaji i koprës është një produkt natyral që redukton ujin e tepërt në trup. Në fakt, konsumimi i këtij çajit është një mënyrë shumë e përshtatshme për reduktimin e fryrjes së stomakut dhe rezultatet mund të shihen brenda vetëm disa ditësh. Andaj, nëse e keni një aheng pas më pak se një jave dhe dëshironi ta vishni një fustan, që iu bie ngushtë, mos humbisni kohë dhe filloni të konsumoni çaj kopre. Një tjetër çaj që mund të përdoret për reduktimin e stomakut është edhe çaji i gjelbër.

PINI SHUMË UJË!

Ndonëse mund të duket që konsumimi i tepërt i ujit e mbush stomakun tuaj, e vërteta është që sa më shumë ujë që konsumoni, aq më pak i uritur do të ndjeheni. Pra, nëpërmjet konsumimi të ujit ju jo vetëm që e hidratoni trupin tuaj, mirëpo edhe e reduktoni sasinë e ushqimit që e konsumoni. Rekomandohet që një person të konsumojë të paktën dy litra ujë në ditë.

(Kosova Sot Online)