Ilaçet shtëpiake për puçrrat e të nxehtit

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 10:18
Ilaçet shtëpiake për puçrrat e të nxehtit

AKULLI

Një mënyrë shumë e shpejtë dhe e thjeshtë për t'i hequr puçrrat është që të merrni akull dhe t'i lëmoni këto njolla. Efekti i ftohjes ju ndihmon të merreni dhe t'i lehtësoni të kruarat dhe të reduktoni shfaqjen e tyre në sipërfaqen e lëkurës.

BOLLGURI

Shtoni një gotë bollgur banjës tuaj me ujë të ftohtë. Qëndroni për 15 minuta, ndërsa që njollat e kuqe dhe të vrazhda do të zhduken, ndërsa që i gjithë trupi juaj do të ndjehet më mirë, karshi të ngrohtit veror.

SODË BIKARBONI

Pos bollgurit, në banjën tuaj, vaskën, me ujë të ftohtë, thjesht mund të shtoni një lugë të madhe me sodë bikarboni dhe ta vendosni në pjesët tuaja të prekura nga puçrrat. NISESHTEJA E MISRIT Përdorimi i niseshtesë së misrit sikur në formën e pudrës pluhur po ashtu mund t'ju lirojë nga puçrrat dhe të kruarat. Po ashtu mund të shtoni edhe disa pika uji në një lugë niseshte të misrit, që më pas merr formën e pastës dhe lyeni puçrrat.

ALOE VERA

Nëse keni aloe vera në kopshtin tuaj, nuk keni pse të kërkoni ilaç tjetër. Shumë thjesht, e thyeni një gjethe të aloe verës ndërsa që xhelin e vendosni në puçrrat e mërzitshme. Lëreni të veprojë për disa minuta e më pas e bëni një dush.

LËNGU I AGRUMEVE

Konsumimi i lëngut të portokallit, limonit ju ndihmon gjatë ditëve të ngrohta të verës. Falë vitaminave C, që janë të domosdoshëm për shëndetin e lëkurës, do të mund të shëroni edhe puçrrat.

(Kosova Sot Online)