Lexoni edhe:
Magnezi -minerali kyç i organizmit
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektin negativ të cigares dhe nikotinës. Nëse keni ndërprerë duhanin apo jeni duhanxhi me pasion, ju paraqesim mënyrën më të shpejtë të pastrimit të organizmit.
ÇAJI I GJELBËR DHE UJI ME VITAMINA
Përmes duhanit shumë shpejt humbni lëngjet dhe pësoni dehidrim. Konsumimi i një sasie të madhe me ujë, atij me vitamina apo edhe çajit të gjelbër, do të bëjë që të shpëlani nikotinën nga trupi. KIVI DHE LIMONI Pos ujit, nikotinën nga trupi e hedhin edhe vitaminat A,C dhe E, të cilat e forcojnë imunitetin dhe i ndihmojnë organizmit që të luftojë kundër infeksioneve. Për t'i kompensuar vitaminat e humbura, hani 1 kivi në ditë ose çdo ditë pini një gotë limonadë nga limoni i shtrydhur.
Magnezi -minerali kyç i organizmitLexoni edhe:
SPINAQI DHE BROKOLI
Acidi folik është i rëndësishëm për punën dhe zhvillimin e trupit, por ndihmon edhe në heqjen qafe të nikotinës. Pos në formë të tabletave, acidin folik apo vitaminat e përmendura i gjeni edhe në spinaq. Brokoli është përplot me vitamina C dhe B5, të cilët humbasin gjatë konsumimit të duhanit.
(Kosova Sot Online)