A mund të ndihmojë muzika në trajtimin e epilepsisë?

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 10:15
A mund të ndihmojë muzika në trajtimin e epilepsisë?

Studiuesit me të madhe po raportojnë rreth potencialit terapeutik të muzikës. Së fundmi, në bazë të një studimi, muzika mund të jetë e përdorshme në trajtimin e epilepsisë. Ky studim është prezantuar në grumbullimin vjetor të 123 me radhë në "American Psychological Association", e të gjeturat theksojnë se truri i individëve me epilepsi i është përgjigjur më ndryshe në krahasim me ata individë që nuk vuajnë nga një gjendje si kjo.

Si i tillë, bashkautoria e studimit, Christine Charyton, nga universiteti shtetëror i Ohajos "Wexner Medical Center" dhe kolegët besojnë se muzika mundet të përdoret në kombinim me trajtimet ekzistuese për epilepsi. Duke e shikuar këtë gjendje, ekip i mjekëve kishte vendosur ta hetonte se si muzika ndikon në trurin e individëve me epilepsi. Hulumtuesit kanë hetuar të dhënat e 21 personave për dy vjet rresht. Pjesëmarrësit kishin dëgjuar muzikë në qetësi për 10 minuta, e më pas kishin ndenjur në qetësi edhe për 10 të tjerë. Kur kishin dëgjuar muzikë, ata kishin demonstruar një aktivitet të shtuar të valëve të trurit.

(Kosova Sot Online)