E kemi ditur gabim gjatë gjithë kohës! Ekspertët zbulojnë pse nuk duhet të flemë lakuriq në ditët e nxehta të verës…

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 10:05
E kemi ditur gabim gjatë gjithë kohës! Ekspertët zbulojnë pse nuk duhet të flemë lakuriq në ditët e nxehta të verës…

Ditët e nxehta të verës janë shumë afër dhe të gjithë e dimë që ka net kur nuk mund të flemë për shkak të vapës.

Disa zgjedhin të flenë nudo për të mos e ndjerë shumë të nxehtin, por kjo thjesht do t’ju bëjë të djersini më shumë, raporton “The Sun”.

Sipas një eksperti, ne mund të kemi ndjekur metodën e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe, pasi ai pretendon se të flesh lakuriq në fakt të shkakton më shumë nxehtësi.

Julius Patrick, një filizolog i njohur, tha se të shkosh në shtrat pa rroba mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit.

Ai shpjegoi: “Kur flini lakuriq, djersa mblidhet në trup dhe pastaj mbetet aty. Sidoqoftë, temperatura e trupit bie gjatë natës. Nëse keni veshur rroba të lehta për të fjetur, ato do të thithin djersën, gjë që mund t’ju qetësojë“.

Për më tepër, Dr Guy Leschziner, neurolog konsulent dhe mjek i gjumit, gjithashtu pohoi se të shkosh në shtrat lakuriq mund të të bëjë të ndjesh më shumë vapë.

Eksperti shtoi: “Për njerëzit është më mirë të flenë të veshur sesa të zhveshur. Nëse keni veshur një pëlhurë natyrale si pambuku, ajo vepron si një fitil për djersën tuaj dhe mund të rrisë sipërfaqen e avullimit të djersës, kështu që mund t’ju bëjë të ndiheni më të freskët.“

(Kosova Sot Online)