Ilaçet shtëpiake kundër nervit shiatik

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 10:34
Ilaçet shtëpiake kundër nervit shiatik

Ishiasi, ose dhimbja e nervit shiatik, shkaktohet si pasojë e irritimit të nervit shiatik. Zakonisht prek njërën pjesë të trupit, por dhimbjet janë të forta dhe të mëdha. Dhimbja zakonisht shfaqet nga pjesa e ulët e shpinës, në ijë dhe deri në këmbë. Para se ta vizitoni mjekun, ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake, që mund ta zbutin situatën.

KOMPRESAT E NGROHTA OSE TË FTOHTA

Përdorimi i kompresave të ngrohta apo të ftohta mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve shiatike dhe inflamacionet. Trajtimet e ngrohta relaksojnë muskujt e tensionuar që mund t'i bëjnë presion nervit shiatik. Trajtimet e ftohta reduktojnë të ënjturat përreth nervit dhe e pakësojnë dhimbjen.

SHAFRANI

Shafrani është një tjetër ilaç natyral për nervin shiatik si pasojë e substancave kundër inflamacioneve. Përmban substancën kurkuminë që ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe të inflamacioneve. Shtoni 1 lugë shafran në 1 gotë qumësht. Mund të shtoni edhe pak kanellë, e vloni përzierjen, e ëmbëltoni me pak mjaltë dhe e pini një apo dy herë në ditë, derisa të përmirësohet gjendja!

MASAZHI

Terapia me masazh mund ta lehtësojë dhimbjen e nervit shiatik duke ndihmuar trupin të shërohet vetvetiu, sidomos nëse problemet janë shkaktuar nga spazma e muskujve. Plus, ndihmon në relaksimin nga tensionimet, stimulon qarkullimin e gjakut. Bëni masazh pjesës ku ndjeni dhimbje me vaj esencial, dy deri tre herë në ditë.

AGNUSHJA

Rrënjët e agnushes veprojnë si relaksues dhe lehtësojnë dhimbjen kronike të nervit. Lehtëson dhimbjen e nervit shiatik që shkaktohet nga spazma muskulore. Bima është e pasur me vaj që avullohet duke ndihmuar në lehtësimin e tensionimit. Merrni 150 mg suplemente tri herë në ditë për disa javë rresht.

KREMI NGA KAPSAIACINA

Specat pikantë e përmbajnë një substancë aktive e quajtur kapsaicinë, e cila vepron si një lehtësues natyral i dhimbjeve. Ndihmon në zbrazjen e sasisë së neurotransmetuesve të quajtur si substanca P, e cila transporton sinjalet e dhimbjes. Blini një krem të tillë që përmban 0.025 deri 0.075 për qind kapsaicinë. Lyeni hapësirat ku ndjeni dhimbje katër herë në ditë.

AKUPUNKTURA

Akupunktura është një trajtim tjetër efektiv natyral për t'ju liruar nga dhimbjet e nervit shiatik. Relakson muskujt dhe ndihmon trupin të shërohet vetvetiu. Një tjetër teori është se pikat e akupunkturës stimulojnë sistemin qendror nervor, e në shkëmbim të kësaj nxitet lirimi i kemikateve që e ndryshojnë perceptimin e dhimbjes ose e prodhojnë vetvetiu situatën që ju bën të ndiheni mirë.

(Kosova Sot Online)