Studimet tregojnë si meditimi ofron dobi për mendjen dhe trupin

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 12:37
Studimet tregojnë si meditimi ofron dobi për mendjen dhe trupin

Meditimi është një praktikë shumë e vjetër.Këto teknika mund të praktikohen kudo që jeni,kurdo në secilën kohë.Megjithatë,nevojitet praktikë dhe përkushtim për të arritur dobitë maksimale.Ekspertët pohojnë se meditimi është një lloj i mjekësisë që plotëson mendjen dhe trupin që prodhon një gjendje të thellë relaksimi

MEDITIMI LEHTËSON STRESIN DHE ANKTHET

Shumë njerëz meditojnë përmbushjen e mendjes për ta kontrolluar stresin dhe reduktuar sasinë e kortizolit, hormonit të stresit. Një përmbledhje e studimeve nga universiteti "John Hopkins", i publikuar më 2014 në "JAMA Internal Medicine", kishte treguar se meditimi mund të përmirësojë dimensionet e shumëfishta negative të stresit psikologjik.

MEDITIMI E TRAJTON PAGJUMËSINË

Nëse vuani nga çrregullimet me gjumin, provoni që meditimi ta zgjidhë problemin. Në studim nga viti 2009 i prezantuar gjatë takimit vjetor të "Associated Professional Sleep Societies", sugjeron se meditimi mund të jetë një intervenim efektiv në përmirësimin e pagjumësisë. Një tjetër studim nga viti 2015, i publikuar në "JAMA Internal Medicine" ka vërtetuar se meditimi me mendje të plotë ndikon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

MEDITIMI FORCON FUNKSIONIN KOGNITIV

Meditimi i rregullt luan rol kyç në forcimin e fuqisë së trurit. Ndihmon të mësoni tri herë më shpejt se sa ata që kanë pak përvojë me meditimin. Studimi nga viti 2013 i botuar në "Psychological Science", ka zbuluar se ushtrimi i meditimit mund të ndikojë në arritjen e rezultateve të standardizuara në përmirësimin e testeve dhe në përmirësimin e kujtesës në punë. Njerëzit që meditojnë rregullisht kanë kontroll më të mirë mbi emocionet e tyre.

MEDITIMI UL SHTYPJEN E GJAKUT

Duke medituar rregullisht, po ashtu mund ta kontrolloni shtypjen e gjakut, madje kjo është e vërtetuar edhe me disa studime. Shtypja e lartë e gjakut, apo hipertensioni, është "vrasës i heshtur", sepse në shumicën e rasteve nuk dhuron simptoma të dallueshme, por ndikon në dëmtimin e zemrës dhe arterieve. Studimi nga viti 2008 i publikuar në "American Journal of Hypertension" tregon se meditimi i rregullt është trajtim efektiv në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Meditimi po ashtu e mirëson shëndetin kardiovaskular, si dhe ul rrezikun për të pësuar sulm në zemër dhe në tru. Një studim i vitit 2012 i publikuar në "Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes", thekson faktin se meditimi mundet të reduktojë sulmet në zemër, pikën në tru apo edhe vdekjet e hershme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Ndihmon në pakësimin e stresit, mllefit dhe zemërimit, që është parakusht për sëmundjet e zemrës.

NGADALËSON PLAKJEN E TRURIT

Meditimi po ashtu është i shkëlqyeshëm në ngadalësimin e plakjes së trurit dhe në parandalimin e sëmundjeve neruodegjeneruese, si sëmundjen e Alzheimer-it, Parkinson-it. Me kalimin e viteve pjesë të ndryshme të trurit fillojnë të tkurren, por me meditimin e rregullt, mund ta ngadalësoni, nëse jo ta parandaloni në tërësi, plakjen e trurit. Një studim nga viti 2015, i botuar në "Frontiers in Psychology journal" po ashtu e ka përkrahur hipotezën se meditimi ofron mbrojtje për trurin.

(Kosova Sot Online)