Moderna kërkon të përdorë vaksinën e saj kundër koronavirusit në adoleshentët e Europës

  • A.P /
  • 07 June 2021 - 23:41
Moderna kërkon të përdorë vaksinën e saj kundër koronavirusit në adoleshentët e Europës

Kompania farmaceutike, Moderna njoftoi të hënën se i ka kërkuar vëzhguesit evropian të miratojë përdorimin e vaksinës së saj COVID-19 për adoleshentët.

Kompania farmaceutike amerikane tha se provat e fazës 2/3 që përfshinë gati 2.500 adoleshentë zbuluan se efikasiteti i vaksinës ishte 100%.

“Ne jemi të inkurajuar që vaksina Moderna COVID-19 ishte shumë e efektshme në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe SARS-CoV-2 tek adoleshentët”, tha Stephane Bancel.

Moderna ka paraqitur një kërkesë të ngjashme tek autoritetet kanadeze dhe do të kërkojë gjithashtu miratimin nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit e Shteteve të Bashkuara si dhe agjencitë rregullatore në të gjithë botën për këtë popullatë të rëndësishme të moshës më të re.

Deri më tani Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar katër vaksina për përdorim te njerëzit e moshës mbi 16-vjeç në të gjithë Bashkimin Evropian, të cilat janë: Pfizer/ BioNtech, AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Injektimi me Pfizer u miratua gjithashtu në 28 maj për përdorim për moshat 12-15 vjeç.

Vaksinimi për adoleshentët mbi moshën 12-vjeç ka filluar tashmë në SHBA.

Ndërkohë, qeveria franceze ka njoftuar se vaksinimi për grupmoshën 12-18-vjeç do të hapet në 15 qershor mbi një bazë vullnetare dhe me miratimin e prindit.


(Kosova Sot Online)