Mënyra natyrale për trajtim të rënies së flokëve

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 11:32
Mënyra natyrale për trajtim të rënies së flokëve

Rënia e flokëve është një problem aktual për shumicën e njerëzve në botë. Sipas statistikave, rënia e flokëve paraqitet te 70 për qind e meshkujve. Konsiderohet që te femrat alopecia është një gjendje shumë më e rrallë, por statistikat zbulojnë të kundërtën - rreth 30 për qind e femrave do të përballen me rënie të flokëve herët apo më vonë në jetë. Për fat të mirë, rënia e flokëve te femrat zakonisht nuk përfundon me shogëti të plotë, siç është rasti te meshkujt.

Arsyeja për rënie të flokëve ende nuk është krejtësisht e qartë, por mjekët pajtohen se ekzistojnë disa faktorë, siç janë: • stresi • anemia • gjenetika • sëmundjet e gjëndrës tiroide • çrregullimet hormonale • menopauza • kërpudhat. Te femrat "fajtorët" më të shpeshtë janë stresi, anemia dhe menopauza. Nënat e reja shpesh përballen me rënie të flokëve pas lindjes. Mendohet se te meshkujt fajtorë për rënie të flokëve janë gjenet dhe hormonet.

Rënia e flokëve mund të shkaktohet gjithashtu nga kërpudhat, të cilat mund të paraqiten në lëkurë të kokës. Flokët mund të bien për shkak të kimioterapisë dhe disa ilaçeve.Nuk ka dyshim se nuk ekziston një zgjidhje e shpejtë dhe se për shërim të alopecisë duhet kohë dhe durim. Përveç kësaj. Rekomandohet që t'i analizoni mirë informatat për produkte para se t'i blini ato. Vetëm dy ilaçe, Propecia dhe Minoxidil, kanë ndikim të konfirmuar shkencërisht kundër alopecisë.

RECETAT NATYRALE PËR TRAJTIM TË ALOPECISË

Ekzistojnë shumë receta shtëpiake, të cilat mund ta përmirësojnë dukshëm gjendjen e flokëve, e ne jua sjellim disa prej tyre. HITHRAT Me siguri keni dëgjuar për efektin e dobishëm të hithrave në flokë. Trajtimi me hithra është më i mirë që mund ta bëni për flokë dhe lëkurë të kokës: Dy filxhanë me hithra të freskët ose të tharë i qitni në një tenxhere me pesë litra ujë. E zini, e ndalni ngrohtësinë dhe e lini që të qëndrojë 10-15 minuta. E filtroni, e ftohni dhe me të i lani flokët. Flokët i lani me hithra për çdo ditë. Rezultatet do të jenë të dukshme pas disa javëve.

VAJRAT ETERIKE

Është bërë një studim i dyfishtë shkencor, në të cilin njëri grup ka përdorur përzierje të vajrave eterike (rozmarinë, livandë, trumzë, dhe kedër, baza: vaj bimor i jojobës dhe farave të grejpfrutit), ndërsa grupi tjetër - ujë të thjeshtë. Në grupin e parë alopecia është shëruar te 44 për qind e pacientëve. Aplikimi: i bëni masazh lëkurës së kokës me këtë përzierje një herë në ditë.

MJALTI DHE KANELLA

Bëjeni një përzierje nga mjalti, vaji i ngrohtë i ullirit dhe 1 luge me kanellë. E aplikoni në flokë dhe e lini për 15 minuta e më pas i lani flokët. Kjo është receta e thjeshtë shtëpiake kundër rënies së flokëve.

LËNGU U QEPËS SË KUQE

Në një studim të dyfishtë, grupi që ka përdorur lëngun e qepës së kuqe, ka pasur madje 87 për qind shërim nga alopecia. Aplikimi: me lëng të qepës i bëni masazh lëkurës së kokës 2 herë në ditë, ndërsa rezultati do të jetë i dukshëm pas 4-6 javëve.

KËRPUDHA 'KOMBUCHA

Çaji nga kombucha është shumë shërues, ndërsa ndikon edhe kundër rënies së flokëve.

(Kosova Sot Online)