Dieta me pak yndyrë, më efikase se ajo me më pak karbohidrate

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 12:22
Dieta me pak yndyrë, më efikase se ajo me më pak karbohidrate

Kur bëhet fjalë për humbje të peshës mendimet janë të ndara në aspektin, se cila është dieta më e mirë për reduktim të dhjamit. Një ekip hulumtuesish, ka krahasuar dietën me pak yndyrë me dietën me pak karbohidrate dhe ka zbuluar se reduktimi i konsumimit të yndyrës rezulton me humbje më të madhe të peshës. Studimi i vogël, por preciz, i botuar në zhurnalin 'Cell Metabolism', ka vlerësuar humbjen e peshës të 19 personave me mbipeshë, të cilët ishin kufizuar në një repart metabolik për 2 javë.

Kevin Hall, hulumtues i metabolizmit në institutin kombëtar të diabetit dhe sëmundjeve të sistemit të tretjes dhe veshkave në Betesda të Merilendit në SHBA, thotë se shumë njerëz kanë besime të forta në lidhje me atë se çfarë është e rëndësishme për humbje të peshës, por të dhënat, në cilat bazohen këto mendime kanë mangësi."Unë kam dashur që ta testoj teorinë se kufizimi i karbohidrateve është veçanërisht efikas për humbje të dhjamit, pasi që kjo ide ka ndikuar shumë në vendimet e njerëzve në lidhje me dietat e tyre", ka sqaruar ai.

(Kosova Sot Online)