Pini ilaçin e përgatitur vetë për ta shëruar diabetin, tipi 2

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 15:36
Pini ilaçin e përgatitur vetë për ta shëruar diabetin, tipi 2

Kur të jeni prekur nga diabeti, trupi juaj nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, hormon ky që sekretohet nga pankreasi që rregullon lëvizjen e sheqerit nga gjaku në qelizat tuaja. Nuk ka shërim për diabetin, tipi 2, por mund ta menaxhoni duke pasur kujdes në ushqim, ushtroni rregullisht dhe mbani peshën e duhur trupore. Po ashtu, ky lëng i përgatitur në kuzhinën tuaj, është vërtetuar te shumë njerëz se përmirëson gjendjen, duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Lëngu duket ta menaxhojë mirë diabetin, tipin 2, duke ndikuar të humbni në peshë, pasi që përmban përbërës të fortë ushqyes.

Dy prej këtyre përbërësve janë më të theksuar: uthulla e mollës dhe pluhuri i kanellës. Bazuar në studimin mjekësor nga viti 2004, personat që kishin konsumuar një sasi prej 40 g uthull të mollës para ushqimit për 34 për qind kishin nivel më të ulët të sheqerit në gjak. Po ashtu ekziston kanella pluhur, që tash e disa vite shihet si ilaç për ata që vuajnë nga diabeti, tipi 2.

PËRBËRËSIT:

* 2 lugë uthull të mollës; * 1 lugë kanellë pluhur; * 2 lugë lëng limoni; * 1 lugë mjaltë; * 2 gota ujë.

PËRGATITJA:

1. Përbërësit i vendosni në blender; 2. I përzieni mirë derisa të bashkohet mirë; 3. Konsumoni gotën plot para shujtës.

(Kosova Sot Online)