Pema që ka shumë kalcium e që stimulon punën e trurit

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 10:12
Pema që ka shumë kalcium e që stimulon punën e trurit

E dhe pse pemët e thata rrallëherë na bie ndërmend t'i konsumojmë, pak janë ata që e dinë se fiku i thatë përmban më shumë kalcium se sa qumështi. Fiku ju disponon dhe largon nervozën, e ju shpëton edhe nga sjelljet në shtrat si pasojë e pagjumësisë. Ju përmirëson përqendrimin dhe kujtesën, sepse stimulon punën e qelizave dhe nxit shkëmbimin e materieve në tru.

PËRBËRJA ENERGJIKE DHE ME VITAMINA

Fiku është shumë i shëndetshëm, por edhe kalorik. Fruti i thatë përmban 50-70 për qind sheqer, kështu që diabetikët nuk guxojnë ta konsumojnë. Përmban vitamina të rëndësishëm të grupit B, vitamina C dhe betakarotinë. Nga mineralet përmban kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Në botë thuhet se përdorimi i fikut është përbërës në parandalimin e kancerit. Ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sepse janë burim i mirë me kalium, mineral ky i rëndësishëm për kontrollimin e shtypjes së gjakut. Mund të ndihmojnë edhe te humbja e kilogramëve shtesë.

(Kosova Sot Online)