Ushqimet që ndihmojnë të humbni në peshë

  • E.K /
  • 09 qershor 2021 - 11:44
Ushqimet që ndihmojnë të humbni në peshë

Kur bëhet fjalë për humbjen e kilogramëve shtesë,ushqimi është më i rëndësishmi,por edhe duhet të përzgjidhen ushqimet me vlera të larta ushqyese,që ju ngopin shpejt dhe me proteinat e tyre ju dhurojnë forcë.Ja disa prej tyre.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Nuk është kurrfarë shakaje! Çokollata e zezë është e mbushur përplot me antioksidues, të cilët e përshpejtojnë metabolizmin, por duhet pasur kujdes në porcionet. Është shumë e lehtë ta teproni me ëmbëlsirat.

FLLUSKAT

Flluskat si ushqim për kafjall ndihmojnë ta kontrolloni urinë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. Fibrat të cilat gjenden flluska luajnë një rol të madh në këtë drejtim.

ÇAJI

Katehina dhe kafeina në këtë pije të shëndetshme ndihmojnë në shkrirjen e kalorive. Përzgjidh llojin e preferuar të çajit dhe kënaquni me të, qoftë i nxehtë dhe qoftë i ftohtë, derisa të humbni në peshë.

KUMBULLAT

Studimi i fundit i përfunduar në Liverpul ka ardhur deri në përfundimin se si personat, të cilët konsumojnë një gusht me kumbulla në ditë humbin, më shpejt në peshë në krahasim me ata që nuk i konsumojnë fare. Arsyeja për këtë natyrisht e janë - fibrat.

AVOKADO

Për drekë përgatitni gjysmë avokado dhe uria nuk do të shfaqet deri në darkë. Fibrat, kaliumi dhe yndyrat e shëndetshme në këtë pemë të gjelbër ju ngopin dhe dhurojnë nutrientet e nevojshme.

KIKIRIKËT OSE GJALPI I TYRE

Nëse kikirikët ose gjalpin e kikirikëve e shtoni në kafjall, do të jeni në gjendje që në 12 orët vijuese ta kontrolloni urinë tuaj. Kujdes të mos konsumoni më shumë se dy lugë gjalpë nga kikirikët ose 30 gramë kikirikë, janë shumë kalorik.

(Kosova Sot Online)