Trupi dërgon porosi që tregojnë sëmundjet serioze, mos i injoroni!

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:22
Trupi dërgon porosi që tregojnë sëmundjet serioze, mos i injoroni!

Disa shenja mund të mos jenë problematike nëse shfaqen shpejt dhe ikin shpejt, në të kundërtën duhet lajmëruar mjekun.

Humbni në peshë, por nuk jeni në dietë

Nëse me shpejtësi humbni në peshë, 5 deri në 10 kilogramë apo më shumë se 5 për qind të peshës suaj për një periudhë kohore prej 6 muajsh, vizitoni mjekun, kjo tregon se diçka nuk është në rregull.

Dhimbjet e gjata në lukth

Dhimbjen në lukth mund ta shkaktojnë shumë faktorë, nga problemet në sistemin tretës, të thatin në lukth, infeksionet e deri te shumë probleme tjera shëndetësore.

Nuk mund të mbusheni frymë

Është normale ta ndjeni mungesën e frymës pas ushtrimeve fizike, pas lodhjes së shumtë apo ndryshimit të temperaturave. Por, duhet ta vizitoni mjekun nëse kjo ju ndodh derisa rrini të qetë.

(Kosova Sot Online)