Lajm i mirë për ata që hanë ‘djegës’

  • E.K /
  • 14 qershor 2021 - 09:41
Lajm i mirë për ata që hanë ‘djegës’

Të gjithë adhuruesit e ushqimit pikant me siguri se do të mbeten të lumtur me rezultatin e një studimit të fundit. Në fakt, ekspertët kinezë kanë përfunduar një studim, në të cilin kishin marrë një numër i madh njerëzisht, 199.293 femra dhe 288.082 meshkuj, midis moshës 30 dhe 79 vjeç. Ata kishin vëzhguar konsumimin e ushqimit të erëzuar, me bazë në specat pikantë të kuq, vajin nga specat e kuq pikantë dhe shtesat e tjera që vijnë si përgatitje nga specat e kuq pikantë.

Më pas, ekspertët kishin ardhur në përfundim se njerëzit që konsumojnë ushqim të erëzuar, së paku një apo dy herë në javë, shumë më pak janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme. Erëzat dhe përbërësit bioaktiv kanë efekt kundër inflamacioneve, antioksiduese dhe kanë efekt kundër hipertensionit. Kjo do të thotë se mund të jenë aleat në luftën kundër shumë problemeve shëndetësore dhe sëmundjeve. Autorët e studimit theksojnë se edhe erëzat tjera mund të ndikojnë në shëndet. Ky nuk është studimi i parë që e vërteton dobinë e ushqimit pikant për organizmin njeriut.

(Kosova Sot Online)