Cila pozitë preferohet gjatë gjumit

  • E.K /
  • 15 qershor 2021 - 12:15
Cila pozitë preferohet gjatë gjumit

Pozita në të cilën flini nuk ndikon vetëm në trupin tuaj, por edhe në shëndetin tuaj mendor. Një studim i ri tregon se disa pozita të gjumit janë më të dobishme sesa të tjerat. Sipas ekspertëve, pozita ideale për të fjetur është shtirja në krah, qoftë në krah të djathtë, apo të majtë.

Duke analizuar incizimet e trurit, është parë se sistemi limfatik, i ngarkuar për heqjen e substancave helmuese nga organizmi, funksionon më së miri kur personi fle në krah, derisa fjetja në shpinë, apo bark, ka dëshmuar efektet e veta negative. Fjetja në bark mund të çojë deri te degjenerimi i boshtit kurrizor, te mpirja e duarve, kurse fjetja në shpinë mund të shkaktojë gërhitjen dhe vështirësimin e frymëmarrjes. Është parë se fjetja në krah zvogëlon edhe rrezikun nga sëmundjet e caktuara, sikur që janë sëmundja e Alzheimerit, apo Parkinsonit.

(Kosova Sot Online)