Dieta efikase prej kungullit

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 15:51
Dieta efikase prej kungullit

Kungujt tashmë janë në përgatitje si sipër për rolin kryesor në vjeshtë dhe dimër. Gjatë kësaj diete dyjavore mund të humbni midis gjashtë dhe tetë kilogramë. Menyja me kungull jo vetëm se ju ndihmon që të hiqni qafe kilogramët shtesë, por kontribuon që organizmi të shërohet dhe të pastrohet,e trupi të përtërihet. Me rëndësi është që të gjitha shujtat të merren me kohë të saktë. Ditën e parë përgatitni qull nga kungulli me drithëra shtesë ose rriska të kungullit me karotë dhe lëng limoni. Dreka le të jetë supë me perime dhe me kungull, e darka me kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë mundet të fillojë me sallatë prej kungullit, për të vazhduar me supë nga perimet dhe në mbrëmje të përfundoni me perimet tuaja të preferuara. Për kafjallin e ditës së tretë në tavolinë le të gjendet sallatë me perime dhe qull nga kungulli, për drekë supë me perime e për darkë dy pjesë bukë të thekura dhe sallatë nga kungulli dhe ananas. Dita e katërt të fillojë sikurse dita paraprake, por dreka le të ndryshojë, përfshini supë me perime dhe speca të ëmbël. Për darkë përgatitni kungull të zier dhe perime e kërpudha. Ditën e pestë e përsëritni menynë që nga fillimi. Dietën duhet ta shmangin ata që kanë telashe me traktin digjestiv. Shëtitjet e përditshme do ta forcojnë efektin e saj. 

(Kosova Sot Online)