Pini këtë pije sapo të ngriheni nga krevati: Funksionon më mirë se kafeja dhe ka një efekt të mahnitshëm

  • E.K /
  • 18 qershor 2021 - 13:27
Pini këtë pije sapo të ngriheni nga krevati: Funksionon më mirë se kafeja dhe ka një efekt të mahnitshëm

Temperatura është e rëndësishme, por edhe një shtesë ka rëndësi!

Dr. Judin Harry, e cila tashmë ka zbuluar këshillat e saj kundër stresit, thotë se ajo e pi këtë çaj në vend të kafesë

“Unë e filloj çdo mëngjes me çaj jeshil me limon. Shumica as që e dinë që përmban edhe kafeinë, pra edhe do t’ju zgjojë, por doza është më e ulët se në kafe, dhe nuk do të jeni nervozë. Është plot me antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin, qetësojnë inflamacionin dhe rrisin djegien e dhjamit”, thotë dr. Harry.

Çaji jeshil gjithashtu ka një efekt qetësues, është i mirë nëse jeni duke bërë ndonjë punë stresuese. Ju do ta filloni mëngjesin zgjuar dhe të përqendruar, por edhe të qetë.

Lëreni çajin jeshil të ftohet para se të shtoni limonin, i cili do të rrisë thithjen e polifenoleve dhe do t’ju japë efektet maksimale të dobishme të çajit.

Limoni nuk duhet të shtohet kurrë ndërsa çaji është akoma i nxehtë, sepse në një temperaturë prej rreth shtatëdhjetë gradë Celsius, ai humb pjesën më të madhe të vitaminës C.

(Kosova Sot Online)