Përgatiteni vetë ujin alkalik

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 12:08
Përgatiteni vetë ujin alkalik

Në bazë të faktorit pH përcaktohet thartësia e ujit dhe alkaliteti i tij. Meqë organizmi ynë bazohet në ujë, atëherë është logjike që edhe vlera e pH-së ta ketë një ndikim të madh në trupin dhe shëndetin tonë. Ushqimet që sot përdoren me të madhe, sikur p.sh. kripa, sheqeri, mielli i bardhë, kafeina, alkooli, krijojnë ambient acidik në organizëm dhe ndikojnë dëmshëm në shëndet, duke e zvogëluar imunitetin e organizmit. Për këtë shkak duhet pasur kujdes se çka hani, por edhe të konsumoni ujë alkalik, me vlerë të pHsë midis 8 dhe 9.

PËRGATITJA E UJIT ALKALIK

2 l ujë të blerë në shishe; - 1 limon (sipas mundësisë organik); - 1 lugë kripe të Himalajeve Përzierjen e tillë e leni që të qëndrojë rreth 12 orë në temperaturë të dhomës. Në mëngjes, në të esëll, pini tri gota të këtij uji alkalik.

(Kosova Sot Online)