Me ndihmën e një shprehie të thjeshtë mund ta zgjasni jetën

  • E.K /
  • 25 qershor 2021 - 10:09
Me ndihmën e një shprehie të thjeshtë mund ta zgjasni jetën

Në bazë të rezultateve më të reja të studimit shkencor, nëse një person fillon rregullisht të ushtrojë, për shembull në moshën 70-vjeçe, në masë të madhe kjo ndikon në përmirësimin e shëndetit. Studimi jonë është relevant, thonë shkencëtarët. Poenta është se njerëzit që ushtrojnë rregullisht mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes.

Njerëzit kurrë nuk do ta ndalojnë pleqërinë, por mund ta "shtyjnë" kur të plaken. Mund të dukemi më të rinj në të shtatëdhjetat dhe ta zgjatim jetën deri në të nëntëdhjetat. Shkencëtarët theksojnë se ushtrimet e rregullta "blejnë" tri deri shtatë vite të jetës. Pos kësaj, ushtrimet e përmirësojnë disponimin, ndikojnë mirë në funksionet kognitive dhe ngadalësojnë demencën.

(Kosova Sot Online)