Këtë dietë duhet ta provoni: Kënaquni në ushqime, pa hequr dorë nga asgjë!

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 09:59
Këtë dietë duhet ta provoni: Kënaquni në ushqime, pa hequr dorë nga asgjë!

Dieta e re, që për pak kohë u bë hit, ka arritur edhe te ne. Bëhet fjalë për dietën e veçantë, ku nuk përfshihet uria, por kënaqësia në ushqime.

1. Hani atë që ju përshtatet.

2. Hani vetëm kur jeni të uritur.

3. Mos e teproni me ushqim. Le të jetë dora juaj kanari më i mirë.

4. Mos vuani urie. Aleatët kërkoni në keksë, pemë të thara dhe fruta me lëvore të fortë.

5. Dëgjoni trupin dhe hani atë që ju përshtatet, kështu edhe nëse pas orës 22 keni nevojë për ushqim, grimconi diçka.

6. Thjeshtësoni shujtat. Është vërtetuar që sa më shumë zgjedhje të ushqimit të kemi aq më shumë e konsumojmë. Përmbajuni kombinimeve të thjeshta.

7. Mos ikni nga proteinat dhe drithërat. Buka, orizi dhe makaronat nuk janë armiqtë tuaj, në fakt janë kombinimi ideal për shujtat. Shmangni vetëm ato ushqime që përmbajnë miell të bardhë.

8. Kënaquni në perime aq sa mundeni.

9. Hiqni qafe ushqimin e shpejtë, ai është armiku.

10. Shtoni jetës tuaj pak aktivitete fizike. Secila formë e ushtrimeve është e mirëseardhur.

(Kosova Sot Online)