Lëngu nga domatja dhe limoni, që heq kilogramët dhe helmet

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 11:12
Lëngu nga domatja dhe limoni, që heq kilogramët dhe helmet

Nëse dëshironi që në mënyrë krejt natyrale t'i hiqni qafe kilogramët shtesë, provoni me lëngun i cili përshpejton punën e metabolizmit, si dhe që merret me yndyrat e dëmshme dhe që eliminon helmet. Përgatitet thjesht, e ushqimet janë lehtë të disponueshme.

Lëngun nga domatet e përzieni me 1 decilitër lëng limoni të shtrydhur, 1 lugë xhenxhefil të bluar dhe një spec pikant. Përzieni të gjithë përbërësit dhe keni fituar lëngun e shëndetshëm, por mund të shtoni edhe dy kërcej selino. Për t'i ndjerë efektet e lëngut, ta shërbeni në gota prej qelqit, tri herë në ditë, midis shujtave. Detyrimisht ta mbani në frigorifer, që të mos prishet.

(Kosova Sot Online)