Ushqimet e shëndetshme që na përtërijnë

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 11:46
Ushqimet e shëndetshme që na përtërijnë

Ushqimi i shëndetshëm nuk është i domosdoshëm për ta ruajtur linjën e trupit apo vetëm për ta forcuar sistemin imun.Por, ushqimi i shëndetshëm mund të ketë edhe disa efekte shumë të dobishme, si "hekurosja" e rrudhave dhe shkëlqimi i flokëve.

SHALQIRI

Ushqimi veror, shalqiri, është i mbushur përplot me antioksidues, të cilët asaj ia dhurojnë ngjyrën e kuqe. Këta përbërës, të cilët gjenden në shalqi i ndihmojnë lëkurës që të mbrohet dhe shërohet nga rrezet ultra vjollcë, nëse është dëmtuar paraprakisht. Shalqiri përmban rreth 40 për qind më shumë antioksidues sesa domatet, prandaj janë të dobishme për të gjitha ata që dëshirojnë t'i ekspozohen diellit.

SHEGA

Bërthamat e saj janë të mbushura plot me antioksidues si dhe me vitamina C, të cilët parandalojnë rrudhat dhe nuk lejojnë tharjen e lëkurës. Në veten e tyre, po ashtu, kanë përbërës kimikë, që e forcojnë prodhimin e kolagjenit që lëkurës i dhuron dukje të fortë, si dhe ju dhuron acide që zvogëlojnë inflamacionet si pasojë e rrezeve ultra vjollcë.

BORONICA

Boronicat do t'ju dhurojnë sasi të mjaftueshme me vitamina C dhe E, që në masë të madhe do ta shndritin lëkurën dhe ngjyrën.

KARAVIDHET

Karavidhet janë përplot me zink dhe përbërës të shumtë kundër inflamacioneve. Kjo ndihmon nëse keni probleme të shumta me lëkurën, madje edhe me njollat. Zinku e përshpejton ripërtëritjen e lëkurës.

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile është përplot me vitamina K, e cila e forcon qarkullimin e hekurit dhe po ashtu përmban hekur që gjakut ia dhuron ngjyrën e shëndetshme.

VEZËT

Thonjtë tanë përbëhen prej proteinave që mund të zbuten nëse nuk e konsumojnë mjaftueshëm në trup. Vezët janë burim i mirë për biotinë - vitaminë kjo e cila metabolizon aminoacidet (përbërësin kryesor të proteinave).

(Kosova Sot Online)