Përse është kaq me rëndësi që për çdo ditë ta pastroni gjuhën!

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 10:29
Përse është kaq me rëndësi që për çdo ditë ta pastroni gjuhën!

Pastrimi i gjuhës është mënyrë e lashtë e mjekësisë tradicionale, që edhe sot e kësaj dite në mënyrë efikase e shëron aromën e keqe nga goja. Mirëpo, kjo mënyrë ka edhe dobitë tjera dhe mund të jetë element i rëndësishëm i programit tuaj për pastrimin e organizmit. Gjuha është një organ, përmes të cilit trupi eliminon toksinat prej traktit tretës.

DOBITË POZITIVE TË PASTRIMIT TË GJUHËS

Sipërfaqja e bardhë e hollë në gjuhë do të thotë se aty jetojnë miliona baktere. Pastrimi i gjuhës u sugjerohet personave që vuajnë nga infeksionet e veshit, fytit dhe hundës. Pastruesi i gjuhës heq bakteret dhe kështu parandalon infeksionin e mëtutjeshëm.

SI TA PËRDORNI PASTRUESIN E GJUHËS

Pastruesit e gjuhës mund të jenë të ndërtuar prej arit, bakrit, argjendit. Kohëve të fundit janë lajmëruar edhe pastrues prej plastikës. Hidheni gjuhën jashtë. Merreni pastruesin dhe me pjesën e tij, nga të dy fundet, tërhiqni nga rrënja e gjuhës. Procedurën e pastrimit ta bëni çdo mëngjes.

(Kosova Sot Online)