
Lexoni edhe:
A e dini dëmin për shëndet që shkakton niveli i ulët i yndyrës në trup?
Kafeina në pluhur, për të cilin po flasim, përdoret për përgatitjen e pijeve të ndryshme energjike, e një lugë e vogël e kafeinës së tillë është e barabartë me 28 gota kafe të zakonshme. Edhe pse kafeja konsiderohet si super ushqim, përbërësi i saj kryesor, kafeina, nëse përdoret në formën pluhur, mund të jetë vdekjeprurës.
A e dini dëmin për shëndet që shkakton niveli i ulët i yndyrës në trup?Lexoni edhe:
Agjencia Amerikane për ushqim dhe barna ka paralajmëruar publikun ku produkt përbën rrezik për blerësit. Sipas Agjencisë, arsyeja vdekjeprurëse në kafeinën pluhur shfaqet shkaku se nuk mund të kontrollohet doza e saj. Me fjalë tjera, nëse konsumoni pesë gramë kafeinë pluhur, është njëjtë sikurse të keni konsumuar nga 50 deri në 75 gota kafe. Dozat e larta mund të shkaktojnë afekte të dëmshme anësore, si shtypjen e lartë të gjakut, të rrahurat e shpejta të zemrës, madje edhe vdekjen.
(Kosova Sot Online)