Çfarë domethënie ka për shëndetin marrja e dozës së tretë të vaksinës Pfizer?

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 15:44
Çfarë domethënie ka për shëndetin marrja e dozës së tretë të vaksinës Pfizer?

Edhe pse kompania biofarmaceutike Pfizer ka kërkuar miratimin e dozës së tretë të vaksinës së saj,  shumë mjekë dhe zyrtarë të shëndetit publik deklaruan se është më e dobishme të vaksinohen personat që nuk marrë asnjë dozë se sa të forcohet imuniteti i personave tashmë të vaksinuar me një dozë të tretë.

“Është pozitive të kemi një përforcues kundër Covid në rastet kur do të kemi nevojë por nuk mendoj se është momenti i duhur, tha  William Schaffner, profesor në Shkollën e Universitetit Vanderbilt dhe kreu i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

Të enjten, kompanitë Pfizer dhe BioNTech  deklaruan se ishte e nevojshme një dozë e tretë e vaksinës pasi gjashtë pas marrjes së dozës së dytë bie niveli i antitrupave, raporton abcnews.al

Vetëm disa orë pasi pas njoftimit nga Pfizer / BioNTech, FDA dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese  dhe se personat e pavaksinuar duhet të marrin dozën e parë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vaksinat ende funksionojnë, madje edhe kundër varianteve

Prodhuesit e vaksinave po përpiqen të gjejnë se çfarë mund të jetë efektive në një të ardhme ndërsa zyrtarët e shëndetit publik janë përqendruar në nevojën aktuale për vaksinime,  tha Dr Jerome Adams, ish kirurg amerikan.

Izraeli ka paraqitur disa prova të rënies së imunitetit të vaksinës Pfizer. Sipas të dhënave nga Izraeli shkak për këtë është bërë varianti Delta. Sipas studimit, vaksina siguroi 64% mbrojtje kundër të gjitha infeksioneve, përfshirë rasteve asimptomatike dhe 93% efikasitet në parandalimin e rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital, raporton abcnews.al

Por lind pyetja nëse dozat përforcuese mund të jenë të nevojshme në mbrojtjen e njerëzve nga variantet e ndryshme të koronavirusit. Për Schaffner,  vaksina Pfizer dhe të tjerat kanë treguar se janë efektive.

Kur do të kemi nevojë për një dozë të tretë përforcuese?

Sipas ekspertëve nevojiten më shumë të dhëna  për të vendosur nëse njerëzit mund të kenë nevojë për doza përforcuese të vaksinave Covid-19. Sigurisht nevojiten të analizohen disa faktorë  si ri-infektimi, shfaqja e varianteve të reja, mbrojtja  nga vaksinat dhe efektet tek të moshuarit.

Disa persona mund të përfitojnë më shumë nga doza përforcuese në krahasim me të tjerët

Në të ardhmen, disa njerëz që mund të përfitojnë nga dozat përforcuese të vaksinës së koronavirusit më shumë se të tjerët, duke përfshirë edhe ata që kanë imunitet të dobët. Schaffner tha se pacientët që hyjnë në këtë kategori përfaqësojnë midis 2% dhe 4% të popullsisë amerikane.

Një dozë e tretë e vaksinës së koronavirusit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të antitrupave. Pacientët me imunitet të dobët, të moshuarit në azile, dhe personeli i  kujdesit shëndetësor –janë disa nga grupet që mund të përfitojnë nga dozat përforcuese më shumë se të tjerët, raporton abcnews.al

Prodhuesit  do të kërkojnë miratimin e vaksinave së shpejti

Ekzistojnë tre vaksina të koronavirusit të autorizuara për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara: vaksina me dy doza Pfizer / BioNTech për moshat  mbi 12 vjeç, dhe vaksina Moderna me dy doza dhe vaksina Johnson & Johnson me një dozë për moshat mbi 18 vjeç.

Kompanitë Pfizer / BioNTech dhe Moderna kanë filluar aplikimet e tyre për të marrë miratimin e plotë të FDA për Johnson & Johnson. Për të bërë vaksinuar sa më shumë njerëz kundër Covid-19, mund të jetë e dobishme që FDA të konsiderojë miratimin e vaksinës së Pfizer përpara se të autorizojë një dozë përforcues.

Kjo do të lejonte prodhuesit të tregtonin dhe shpërndanin në mënyrë të barabartë vaksinat. Gjithashtu mund të ketë ndikim edhe tek skeptikët që hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

(Kosova Sot Online)