Pilula çudibërëse, që parandalon plakjen e trurit

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 08:01
Pilula çudibërëse, që parandalon plakjen e trurit

Një ilaç i zakonshëm për astmën do të mund jetë çelësi në ngadalësimin, madje edhe në parandalimin e demencës. Shkencëtarët kanë zbuluar se "montelukast", i shitur me emrin "Singulair", është në gjendje ta kthejë prapa plakjen e trurit, e kjo ishte vërtetuar gjatë eksperimenteve në minj. Ilaçi, i cili po ashtu është përdorur në trajtimin e reaksioneve alergjike, shumë shpejt mund të përdoret te njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it.

Minjtë e vjetër në moshë që i ishin qasur testeve të kujtesës dhe testeve të inteligjencës, kishin treguar performanca të ngjashme sikurse edhe minjtë e rinj. Kafshët e vjetra ishin 20 muaj të vjetra, që është ekuivalente me moshën 65 dhe 75 te njerëzit. Në njërin prej testeve, minjtë ishin vendosur në një pishinë me ujë dhe u ishte dashur ta gjejnë vrimën për ikje. Pas gjashtë javësh duke u dhënë ilaçet, minjtë më të vjetër ishin gjendur po aq sa edhe ata të rinjtë. Neuroshkencëtari Ludwig Aigner, nga Universiteti Mjekësor "Paracelsus" në Salsburg, ka bërë me dije se ilaçi i bllokon receptorët në tru që nxitin inflamacionet. 

(Kosova Sot Online)