Përgatiteni vetë shurupin kundër kollës dhe ftohjes

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 14:57
Përgatiteni vetë shurupin kundër kollës dhe ftohjes

Nëse keni probleme me ftohjen sezonale, me kollë dhe dhimbjen në gjoks, atëherë një ndihmë të madhe ju ofron ky lloj i shurupit, të cilin mund ta përgatisni ju vetë, e përbërësit i keni në kuzhinë

RECETA PËR SHURUP - PËRBËRËSIT:

- 80 deri 100 gramë gjethe dhe lule të trumzës (të freskëta ose të thara) - 950 ml ujë - 1 gotë (250 ml) mjaltë të lëngshëm

PËRGATITJA:

E futni trumzën në ujë në një enë dhe e lini në temperaturën më të ulët të mundshme. E lini të vlojë ngadalë në enën gjysmë të mbuluar (që avulli të mundet të dalë) deri në momentin kur uji të pakësohet përgjysmë. E kulloni dhe largoni bimët, e në lëngun e fituar shtoni mjaltin e lëngshëm. Përzieni derisa mjalti të jetë tretur. E derdhni nëpër kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Afati i përdorimit të shurupit është 3 deri 4 javë. Merrni nga gjysmë luge çdo dy orë derisa të shëroheni në plotësi.


(Kosova Sot Online)