Këto ushqime kanë më shumë kalium sesa bananet

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 09:55
Këto ushqime kanë më shumë kalium sesa bananet

Kaliumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme që luan një rol kyç në forcën e muskujve, funksionin nervore dhe shëndetin e zemrës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm 4,700 mg në ditë, mungesa e tij mund të çojë në lodhje, ngërçe muskulore, takikardi dhe marrje mendsh. Me siguri keni dëgjuar që bananet janë plot kalium, në fakt një banane e mesme përmban 422 mg lëndë ushqyese. Më poshtë ju sugjerojmë burime alternative të pasura të kaliumit:

Perime me gjethe

Një filxhan selino e gatuar përmban 961 mg kalium, që është më shumë se dyfishi i sasisë së një banane të mesme. Spinaqi i preferuar i Popeye përmban 839 mg për filxhan (i gatuar) dhe një filxhan panxhar i gatuar ka më shumë se 1,300.

Bishtajoret 

Disa varietete, përveç që janë të pasura me fibra dhe proteina, janë gjithashtu të pasura me kalium. Fasulet e bardha përmbajnë 1,189 mg për gotë, edamame 970 mg dhe thjerrëzat 731 mg.

Avokado

Një avokado përmban më shumë se dy herë më shumë kalium sesa një banane (975 mg).

Kos

Nëse jeni duke kërkuar për një meze të lehtë të shëndetshme, asgjë nuk është më mirë se kosi natyral i thjeshtë me 579mg kalium në rreth 200 gramë.

Salce domatesh

Salca klasike për makaronat tona është një burim sekret i kaliumit, me 728 mg në çdo filxhan.

Shalqi 

Një fetë e vogël freskuese e shalqirit do t’ju japë 641 mg kalium.

Kungull

Një filxhan kungull i gatuar përmban përveç vitaminës A dhe omega-3, 582 mg kalium

Salmon i konservuar

Salmoni i konservuar ju ofron përveç vlerave të vlefshme për shëndetin e zemrës omega 3,487 mg kalium në secilën paketë prej 150 gramësh.

Patatet

Një patate e pjekur mesatare siguron 751 mg kalium, ndërsa një patate e ëmbël mesatare siguron 542 mg.

Hurma – Kajsi të thata – Rrush të thatë

Megjithëse duhet të kemi parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit në të gjitha këto fruta të thata, secila hurmë na jep 167mg, 7 filxhanë kajsi 257mg dhe 42 gram rrush të thatë 322mg kalium.

(Kosova Sot Online)