OBSH paralajmëron për kaos nëse individët përziejnë vetë vaksinat e Covid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë, këshilloi individët që të mos përziejnë vetë vaksinat e Covid nga prodhues të ndryshëm. Shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha se vendime të tilla duhet t’u lihen autoriteteve të shëndetit publik.
“Ka një tendencë të rrezikshme këtu. Do të jetë një situatë kaotike nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt. Do të shkaktojë një situatë kaotike nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt”, tha Swaminathan në një konferencë në internet pas një pyetje në lidhje me dozat përforcuese.
Ndërkaq, Grupi Strategjik Këshillimor i OBSH-së për vaksinat tha në qershor se vaksina Pfizer mund të përdoret si dozë e dytë pas një doze fillestare të AstraZeneca, nëse kjo e fundit nuk është e disponueshme.
(Kosova Sot Online)