Dhëmbë të bardhë, mishra të shëndetshëm: 2 përgatitje që nuk kushtojnë

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 15:18
Dhëmbë të bardhë, mishra të shëndetshëm: 2 përgatitje që nuk kushtojnë

Dhe, derisa pasta klasike për dhëmbë në mënyrë efektive pastron dhe mbron dhëmbët nga kariesi, nga njollat e ushqimit dhe pijeve, nevojitet ndihmë më e madhe dhe më e fortë, e ajo fshihet në erëzën që e kemi në secilën kuzhinë. Kripa nga deti është përplot me kalcium, hekur, magnez, nikel, fosfor, silic dhe natrium. Pikërisht këto minerale mishrat e dhëmbëve i mbajnë më të shëndetshëm, zgjedhin problemin e aromës së keqe nga goja, zbardhin dhëmbët dhe parandalojnë formimin e gurëve. Pikërisht këto minerale mishin e dhëmbëve e bëjnë më të shëndetshëm dhe më rezistent ndaj sëmundjeve

1. UJI PËR GOJË

: Në 1 dl ujë të vakët hidhni gjysmë lugë me kripë dhe e përzieni derisa të tretet. Lëngun e përzieni nëpër gojë për rreth tridhjetë sekonda, e më pas e pështyni. Sipas nevojës mund ta shpëlani gojën me ujë.

2. PASTA PËR DHËMBË:

Në brushën e lagur vendosni shumë pak pastë për dhëmbë dhe gjysmë lugë kripë deti. Me themel pastroni dhëmbët dhe mishin,e më pas i shpëlani me ujë të vakët. Këshillë: Ujin për gojë mund ta përdorni çdo të dytën apo të tretën ditë, e kundër dhimbjes në fyt për çdo ditë. Pastën për dhëmbë maksimumi përdoreni dy herë në javë. 

(Kosova Sot Online)