Studimi për Covid-19, të rinjtë rrezikojnë të pësojnë dëme në organe

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 11:32
Studimi për Covid-19, të rinjtë rrezikojnë të pësojnë dëme në organe

Të rinjtë me Covid të shtruar në spitale kanë shumë gjasa që të vuajnë nga komplikacione të ndryshme, njësoj si ata mbi 50 vjeç.

Ky është rezultati i një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar. 4 nga 10 pacientë, të moshës nga 19 deri në 49 vjeç, shfaqën probleme me veshkat, mushkëritë ose organe të tjera teksa trajtoheshin.

Studimi përfshiu mbi 73 mijë të rritur të të gjitha moshave në mbi 300 spitale të Britanisë në valën e parë të Covid-19 në 2020-ën.

“Mesazhi është që kjo nuk është thjesht një sëmundje që prek të moshuarit dhe të dobtit”, tha profesori Calum Semple, që udhëhoqi studimin.

Ai shtoi se të dhënat përforcojnë faktin që Covidi nuk është thjeshtë një grip dhe se dëmton edhe të rinjtë. Komplikacionet e atyre që shtroheshin në spitale sillnin kryesisht probleme në veshka, mushkëri dhe zemër.

(Kosova Sot Online)