Shurupi nga gjethe delli, ilaç i mushkërive

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 15:04
Shurupi nga gjethe delli, ilaç i mushkërive

Gjethe delli (lat plantago major dhe plantago minor) është bimë shëruese, derisa shurupi i përgatitur prej saj shëron mushkëritë dhe kollën. Në mjekësinë popullore ajo përdoret edhe për shërimin e plagëve të jashtme, të ënjturat dhe infeksionet. Merrni një shishe prej pesë litrave dhe në fundin e saj shtoni 2 deri 3 cm gjethe delli të pastruara mirë. Aty shtoni edhe sheqer të vrugët, duke mbuluar 1 cm të shishes.

Kështu vazhdoni duke i kombinuar ato derisa ta mbushni shishen. Gjatë natës e lini të pushojë, e të nesërmen përsëri e bëni të njëjtën, pasi që ato tashmë kanë "fjetur". Më pas shishen e futni në tokë, ajo lëshon lëngun përmes temperaturës së tokës. E kulloni më pas e më pas shurupin e vloni. Të rriturit mund të marrin një lugë të madhe, ndërsa të vegjlit një lugë të vogël në ditë.

(Kosova Sot Online)