A mundet lisi magnolia ta shërojë kancerin në qafë dhe kokë?

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 15:09
A mundet lisi magnolia ta shërojë kancerin në qafë dhe kokë?

Kanceret në kokë dhe në qafë janë përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve, duke kërkuar nevojën për parandalim ose strategjinë për trajtimin e këtij lloji të kancerit. Tash, një studim i fundit zbulon se një substancë e gjetur në gjethet e lisit magnolia e ofrojnë pikërisht këtë. Studiuesit nga "Birmingham Veteran Affairs Medical Center, AL", dhe ata nga universiteti në Alabama, kanë zbuluar përbërësin e quajtur "honokiol", e cila e bllokon proteinën që shkakton rritjen e tumoreve në qelizat e shëndosha në qafë dhe në kokë, që në shumicën e rasteve shkaktohet nga përdorimi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Lideri i këtyre studimeve, Dr. Santosh K. Katiyar, së bashku me kolegët e tij këtë studim dhe këto të gjetura i kanë publikuar në revistën shkencore "Oncotarget". Hulumtuesit pohojnë se substanca e zbuluar, e quajtur "honokiol" njihet fare mirë për vetitë e saj shëruese. Substanca deri më tani është përdorur në mjekësinë tradicionale japoneze dhe kineze, për trajtimin e anktheve dhe stresit. Së fundi, përmes studimeve është vërtetuar se kjo substancë ofron mbrojtje edhe kundër kancerit, pasi që redukton rrezikun edhe nga rritja e tumoreve, që më pas shfaqet si kancer në gji, lëkurë, prostatë dhe mushkëri.

(Kosova Sot Online)