Erëzat që zëvendësojnë ushtrimet

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 15:39
Erëzat që zëvendësojnë ushtrimet

Një numër i madh i studimeve mjekësore që moti kanë vërtetuar vetitë shëruese të kurkumës për mbrojtjen e zemrës, e studimet e publikuara në revistën 'Nutrition Research' kanë vërtetuar se kurkumina, polifenoli primar në kurkumë, në përmirësimin e funksioneve vaskulare ndikon sikurse edhe ushtrimet aerobike. Ushtrime aerobike konsiderohen ato ushtrime të bëra në intensitet të mesëm për një periudhë të gjatë kohore, aty takojnë edhe vozitja e biçikletës, ecja e shpejtë, vrapimi mesatar.

Në studimin, i cili kishte zgjatur tetë javë, ku kishin qenë të përfshira vetëm femra, ato ishin ndarë në grupe. Ekspertët para fillimit të studimit kishin vërtetuar se cila ishte gjendja e sistemit të tyre vaskular, e ishin përqendruar në "endotel" - shtresën e hollë të qelizave në sipërfaqe të enëve të gjakut, që është indikator i rëndësishëm për elasticitetin e arterieve dhe funksionimin e sistemit vaskular. Njëri grup çdo javë minimalisht 4 herë kishte ushtrime njëorëshe, derisa grupi tjetër nuk kishte ushtruar dhe për çdo ditë kishin konsumuar 150 miligramë ekstrakte të kurkumës. Pas përfundimit të studimit ishte vërtetuar se konsumimi i rregullt të kurkumës sikurse edhe ushtrimet e rregullta aerobike kishin përmirësuar "endotel", shtresën e hollë të qelizave në sipërfaqe të enëve të gjakut

(Kosova Sot Online)