Gjashtë ushqimet që e shkaktojnë kancerin

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 10:53
Gjashtë ushqimet që e shkaktojnë kancerin

Nganjëherë jemi të shtyrë që, shkaku i obligimeve dhe mënyrë së shpejtë të jetesës, të konsumojmë prodhime gjysmë të përpunuara ose ushqime të shpejta, por, herët apo vonë, këto shprehi do të na kushtojnë me shëndet, ose madje me jetë.

PRODHIMET E MISHIT

Mishi i konservuar dhe i tymosur, i kriposur, ose mishi që përmban konservues kimik, ndërlidhet me rrezikun për kancer në zorrë të trashë. Shumica e këtyre llojeve të mishit prodhohet me përbërës kancerogjen, të njohur si nitriti, i cili përdoret për mishin e paketuar që t'i japë ngjyrë të kuqe, për t'u dukur më i freskët.

PIJET E GAZUARA

Përmbajnë sasi të madhe të kalorive, sheqerit dhe përbërësve shtesë dhe nuk kanë kurrfarë vlere ushqyese. Një pije e gazuar mban rreth dhjetë qese me sheqer (në një qese janë rreth 7 g sheqer). Në bazë të studimeve, pijet e gazuara ndikojnë në zmaltin e dhëmbëve, që rrezikon kariesin.

ÇIPSAT

Yndyrat bimore të hidrogjenizuara, karbohidratet, natriumi, ëmbëltuesit artificialë, ngjyrat dhe konservansi, ndikojnë në bllokimin e arteve. Temperaturat e larta në të cilat çipsat prodhohen zakonisht ndikojnë me krijimin e substancave kancerogjene, si atë akrilamid (e cila gjendet në cigare).

KOKOSHKAT PËR MIKROVALË

Në bazë të studimeve të universitetit amerikan "UCLA", kemikatet që gjenden në brendësinë e qeses janë pjesë e kemikateve dhe substancave të dëmshme që ndërlidhen me mospjellorinë te njerëzit. Gjatë studimit është vërtetuar se kemikatet e tilla shkaktojnë kancerin në mëlçi, testikuj dhe pankreas.

MOLLËT E ZAKONSHME

Në bazë të studimeve amerikane për mjedis jetësor, ushqimet që më së shumti përmbajnë pesticide janë mollët. Përmbajtja e më shumë se 700 shkaktarëve të testuar përbëjnë 98 për qind. Ushqimet e tjera të pushtuara nga pesticidet janë rrushi, dredhëzat, patatet dhe portokajtë.

DOMATJA E KONSERVUAR

Brendësia e ambalazhit të shumicës së ushqimeve të konservuara përmban bisfenol-A, kemikat ky që vepron si estrogjen, i cili çrregullon aktivitetin hormonal të organizmit. Hulumtimet e kanë ndërlidhur këtë substancë me sëmundjet e zemrës, dëmtimet e zorrëve, pa pjellorinë dhe problemet tjera riprodhuese. Edhe pse jo të gjitha ushqimet përbëjnë brengë, domatja bën përjashtim dhe është e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)