Ushqimet që e parandalojnë kancerin e gjirit

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 15:25
Ushqimet që e parandalojnë kancerin e gjirit

Tashmë është vërtetuar se ushqimi redukton në masë të madhe rrezikun për t'u prekur nga kanceri. Ekzistojnë fakte të shumta se ushqime të caktuara e parandalojnë kancerin e gjirit, ja disa prej tyre Në majën e listës të bimëve kundër kancerit, sipas ekspertëve gjendet graviola (lat. Annona muricata). Ajo përdoret si preparat për qetësim, por edhe kundër diabetit, e në disa vende përdoret edhe për shërimin e mëlçisë. Në Indi e përdorin për gjumë më të mirë, por edhe kundër ftohjes. Por, studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se graviola ka efekt të fortë kundër kancerit.

Nëse është për t'u besuar shkencëtarëve, atëherë graviola me efikasitet vret qelizat e kancerit, madje deri dhjetë mijë herë më shumë e më shpejt se sa ilaçet bashkëkohore që përdoren në kimioterapi. Testet laboratorike kanë treguar se ekstraktet nga graviola vrasin qelizat malinje të 12 llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, prostatës, mushkërive dhe pankreasit. Në shërimin e sëmundjeve malinje ndikon në shumë nivele - shkatërron qelizat malinje pa efekte të dëmshme përcjellëse si të vjellat, humbja në peshë dhe ajo e flokëve. Njëkohësisht e mbron sistemin imun, rregullon punën normale të organeve, kthen energjinë jetësore dhe shikimin pozitiv ndaj jetës. Hiqini qafe dhimbjet në nyja, efektet i vëreni që pas përdorimit të parë Bima që e shkatërron kancerin.

PERIMET

Perimet e gjelbra përmbajnë një substancë të njohur si "glucosinolates", substancë kjo që në masë të madhe e parandalon paraqitjen e kancerit të gjirit. Lulelakra, qepa, hudhra dhe lakra janë më të theksuarat. Studimet dhe eksperimentet kanë treguar se këto kemikate mund të ndihmojnë në parandalimin e qelizave të ADN-së dhe shkaktojnë vdekjen e atyre qelizave që mund të shndërrohen në kancerogjene.

FASULET

Studimi i fundit "Nurses Health" ka gjetur fate se fasulet, e po ashtu edhe bizelet, ndërlidhen me reduktimin e rrezikut për kancer të gjirit. Fasulet janë një burim i hatashëm për proteina nga perimet që duhet t'i futni në ushqimin tuaj, sidomos kur të keni hequr dorë prej mishit. Fasulet janë të pasura me nutriente si kalcium, hekur dhe vitamina B.

DOMATET

Domatet janë një zgjedhje e duhur për parandalimin e kancerit të gjirit, sidomos falë nivelit të lartë të tyre me antioksidues. Ekspertja e kancerit të gjirit, Tara Whyand, shpjegon se konsumimi i domateve, që janë të pasura me likopen, redukton rrezikun që të prekeni nga kanceri i gjirit.

PESHKU I PASUR ME AMINOACIDE OMEGA 3

Në studimet e bëra nga "Zhejiang University" dhe "APCNS Center of Nutrition" është vërtetuar se toni dhe salmoni, te femrat që janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanë ndikuar duke e ulur atë shkallë të rrezikshmërisë. Ky rrezik ishte ulur në 14 për qind.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është zgjidhja më e mirë për gatim dhe për ta shtuar në sallatë. Është i mbushur me antioksidues dhe fitonutriente. Antioksiduesit e reduktojnë oksidimin në trup që radikalëve të lirë ju dhuron hapësirë për të vepruar, e duhet se radikalët e lirë shkaktojnë kancerin. Femrat që konsumojnë ushqimin mesdhetar, të pasur me vaj ulliri, për 61 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë një ushqim i shkëlqyeshëm për ta inkorporuar në ushqim dhe ndihmon në reduktimin e rrezikut nga kanceri i gjirit. Në vitin 2009 hulumtuesit shikuan studimet e bëra te femrat pas menopauzës, dhe ishte vërtetuar se niveli i lartë i farave të lirit kishte ndikuar në uljen e rrezikut për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

(Kosova Sot Online)