Të parëlindurit kanë më shpesh probleme me shikim

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 12:25
Të parëlindurit kanë më shpesh probleme me shikim

Vëllezërit dhe motrat më të mëdha, gjatë jetës, janë më të rrezikuar nga shkurtpamësia (miopia) sesa ata më të rinjtë, e shkaktar i kësaj mund të jetë fakti që prindërit i kushtojnë një kujdes dhe vëmendje më të madhe edukimit të tyre. Shkencëtarët nga Universiteti "Cardiff" kanë analizuar të dhënat nga "UK Biobank", e cila përcjell gjendjen komplete shëndetësore të 500.000 njerëzve të moshës nga 40 deri 69 vjet.

Me këtë rast ata kanë zbuluar se fëmijët e parëlindur kanë 10% më shumë gjasa që të preken nga format e rënda të shkurtpamësisë, krahasuar me motrat dhe vëllezërit e tyre që kanë lindur më vonë. Përpos shkaktarit të lartpërmendur, mendohet se fëmijët më të vjetër po ashtu kalojnë më shumë kohë në shtëpi, e më pak në ajër të freskët. Për fëmijët e parëlindur zakonisht thuhet se janë më të mençur, më të mirë në shkollë dhe më ambiciozë, por edhe më të prirë ndaj alergjive dhe mbipeshës.

(Kosova Sot Online)