Si ndihmon lëngu i domates te dhimbjet në menopauzë?

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 11:32
Si ndihmon lëngu i domates te dhimbjet në menopauzë?

Nga perimenopauza, e cila fillon nga mosha 40 ose 45 vjeçe, e deri te postmenopauza, e cila shfaqet një vit pas ciklit të fundit menstrual, lëngu i domates mund të jetë një nga aleatët më të mirë të femrave VITAMINA B6 Domatja përmban dozën më të fortë të vitaminave B6, i cili është i rëndësishëm për nivelin e estrogjenit dhe progjesteronit. Pikërisht në fazën kur hormonet janë jashtë ekuilibrit, bëhet e vështirë të kontrollohen simptomat e menopauzës.

KALORI SHTESË

Në fazën para menopauzës, sasia e energjisë që i nevojitet trupit të femrës që nuk është aktive zvogëlohet për 400 kalori në ditë. Pikërisht ky fakt shpjegon përse femrat befasisht shtojnë në peshë, megjithëse nuk e kanë ndryshuar menynë apo ushqimin. Problemi nuk qëndron aty se çfarë saktësisht ato hanë, por se trupit nuk i nevojitet e njëjta sasi e kalorive sikur më parë.

ANTIOKSIDUESI, LIKOPENI

Simptomat psikologjike që mbizotërojnë para dhe pas menopauzës ndërlidhen me stresin. Në studim theksohet domethënia e likopenit, përbërësit të fortë të domates, që më shumë ka në formë të lëngut sesa në vetë perimen.

(Kosova Sot Online)