Harroni bonbonet mentë, kjo është përzierja që "vret" aromën e keqe në gojë

  • E.K /
  • 05 gusht 2021 - 10:04
Harroni bonbonet mentë, kjo është përzierja që

Të gjithë jemi gjendur në një situatë që pa marrë parasysh sa i kemi pastruar dhëmbët, apo kemi përtypur bonbone mentë, kurrsesi të heqim qafe aromën nga goja, të shkaktuar si pasojë e ushqimeve të grimcuara, qepës apo hudhrës. Mos u brengosni, ekziston receta që vepron sa hap e mbyll sytë.

PËRBËRËSIT

- 1/2 e lugës kanellë pluhur - 1/2 e lugës mjaltë - 2 limonë.

PËRGATITJA

1. Në një enë vendosni kanellën dhe mjaltin dhe sipër ju derdhni një gotë ujë të ngrohtë. 2. Përzieni derisa mjalti të tretet e më pas shtoni lëngun e limonit. 3. Të gjitha së bashku i përzieni mirë edhe një herë e derdhni në një kavanoz prej qelqit dhe e vendosni në frigorifer. 4. Me këtë lëng e shpëlani mirë gojën e më pas një sasi e pini. 5. Përdoreni këtë sa herë që të mendoni se është e nevojshme.

EFEKTI

Kanella dhe limoni do ta dezinfektojnë gojën dhe do të vrasin bakteret, ndërsa që mjalti i lëngut i dhuron shije më të mirë. - Pos se heq qafe aromën e keqe nga goja, kjo përzierje është ilaç edhe kundër virozës dhe ftohjes, sepse e forcon sistemin imun dhe ndikon si antioksidues.

(Kosova Sot Online)