
Lexoni edhe:
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina
Shumica e njerëzve nuk e kanë shprehi të konsumojë lëvoret e portokallit, megjithëse janë burim i shkëlqyeshëm për substanca nutritive që përmirësojnë punën e organizimit në përgjithësi. Lëvoren e portokallit mund ta hani pa frikë, por vetëm nëse është rritur në mënyrë organike.
NXIT HUMBJEN NË PESHË
Lëvorja e portokallit ka shije të hidhur, që edhe është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim për fibra dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëvorja e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksinaLexoni edhe:
PËRMIRËSON PUNËN E SISTEMIT TRETËS
Lëvorja e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë depërtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.
PARANDALON LLOJE TË NDRYSHME TË KANCERIT
Disa studime kanë treguar se lëvorja e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin në përgjithësi.
(Kosova Sot Online)