Boronicat me sukses shërojnë inflamacionet e sinuseve

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 13:57
Boronicat me sukses shërojnë inflamacionet e sinuseve

Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, inflamacionet e sinuseve mund të jetë të lodhshme dhe shumë të mërzitshme. Boronicat ju ndihmojnë ta kaloni këtë problem dhe në masë të madhe ta përmirësoni frymëmarrjen. Vetitë shëruese të boronicave njihen që moti, pasi në të kaluarën kokrrat e kaltra janë përdorur në shumë mënyra.

Në mënyra të ndryshme boronicat shërojnë: infeksionin e traktit urinar, nivelin e lartë të kolesterolit, kapsllëkun, por edhe diarrenë, çrregullimet në të parit si dhe inflamacionin e sinuseve. Nëse jeni midis atyre njerëzve, që më shumë parapëlqejnë të shërohen në mënyrë natyrale, atëherë përgatitni recetën që shëron inflamacionin e sinuseve. Inhalimi me boronica me sukses përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zgjeron enët e gjakut.

RECETA

Në dy litra ujë të vluar hidhni një grusht me boronica. I mbuloni edhe nuk i lini të qëndrojnë më shumë se pesë minuta. Qëndroni sipër enës, në të cilën gjenden boronicat, me kokë e mbuloni kokën dhe provoni që të qëndroni sa më shumë që të mundeni. Derisa jeni sipër enës, ngadalë merrni frymë përmes hundës, sa të mundeni dhe hidhni jashtë nga goja. Për të ndier rezultatet, nevojitet që së paku tri herë rresht ta aplikoni këtë metodë.

(Kosova Sot Online)