Ja si qëndron e vërteta rreth ‘mitit’ se vaksinat e ‘Covid-19’ ndikojnë në shancet për shtatzëni

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 12:03
Ja si qëndron e vërteta rreth ‘mitit’ se vaksinat e ‘Covid-19’ ndikojnë në shancet për shtatzëni

Vaksinat e Covid-19 janë vënë në diskutime të shumta lidhur me shancet për të mbetur shtatzënë nëse vaksinohesh.

Mirëpo, sipas ekspertëve gjasat e besimit të këtij ‘miti” duhet të jenë '0' pasi kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë arsye biologjike që vaksinat të ndikojnë në shtatzëni.

Dhe dëshmitë në gjithë botën ofrojnë më shumë siguri për këdo që shqetësohet për shanset e tyre për të mbetur shtatzënë.

Në studimin e Pfizer, një numër i ngjashëm grash të vaksinuara mbetën shtatzënë, sikurse një grup tjetër që iu dha vaksinë “false”.

Madje, qendrat e “Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve” rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen pasi kanë një rrezik më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë.

(Kosova Sot Online)