Lexoni edhe:
Besiana Mehmedi feston ditëlindjen/Shkodrani e uron që t'i ngjajë Uskana
Nëse keni xhenxhefil në shtëpi, pas ngrënies së tepërt gjatë festave, organizmi dhe sistemi tretës do t'ju falënderojnë. Përveçqë ndikon pozitivisht në humorin tuaj dhe e redukton nivelin e stresit, xhenxhefili është një ilaç i vërtetë për lukthin dhe zorrët, e njihet edhe si ilaç kundër gripit dhe ftohjes, mundimit, e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e forcon sistemin e imunitetit. Nëse ditën e filloni duke e pirë një çaj nga xhenxhefili, do ta pastroni organizmin tuaj nga shtresa helmuese, e cila mblidhet në organizmin tuaj.
Besiana Mehmedi feston ditëlindjen/Shkodrani e uron që t'i ngjajë UskanaLexoni edhe:
PËRBËRËSIT: -
4 filxhanë me ujë; - 2 pjesë të rrënjës së freskët të xhenxhefilit; - Mund t'i shtoni edhe mjaltë dhe një fetë limoni.
PËRGATITJA:
E qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në feta të holla. E qitni xhenxhefilin në ujë të valë dhe e zieni në temperaturë të ulët për 15 deri në 20 minuta. Më pas e filtroni çajin dhe ia shtoni mjaltin dhe limonin sipas dëshirës.
(Kosova Sot Online)