Kjo perime rregullon presionin e gjakut dhe mbron shikimin!

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 12:06
Kjo perime rregullon presionin e gjakut dhe mbron shikimin!

Kungulleshka është një perime që shpesh nënvlerësohet, por me shumë vlera ushqyese. Një kungull i njomë (200 g) është plot me ujë, përmban rreth 95% dhe ka kalori minimale, vetëm 34 gram. Nga ai merr 6g karbohidrate, 2.5g proteina dhe 2g fibra. Siguron kalcium (32mg), magnez (36mg), fosfor (76mg) dhe mjaft kalium (522mg).

Fakti që përmban kalium e bën atë një zgjedhje ideale për një dietë me kalium të lartë të rekomanduar për presionin e lartë të gjakut.

Sa i përket përmbajtjes së ulët të karbohidrateve, disa prej të cilave i përkasin kategorisë së sheqernave (5g) e bëjnë atë një zgjedhje ideale për diabetikët.

Është interesante edhe fakti që kungulleshka është e pasur me vitaminë C, një burim i antioksidantësh β-karoten dhe vitamina të tjera të dobishme si luteina dhe zeaksantina. Vini re se këto karotenoide, të tilla si luteina dhe zeaksantina janë të dobishme për shëndetin e syve.

(Kosova Sot Online)