Mjalti dhe qepa e kuqe shërojnë astmën e zemrës dhe të mushkërive

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 15:03
Mjalti dhe qepa e kuqe shërojnë astmën e zemrës dhe të mushkërive

Receta për astmën e mushkërive: 1/2 kg sheqer dhe lëngun e limonit e përzieni dhe i vendosni që të vlojnë. Njëkohësisht 1/2 kg qepë të kuqe të imtësuar e vendosni në një enë tjetër që të vlojë. Kur të dyja përbërjet që marrin ngjyrë, ia shtoni gjysmë litër ujë dhe e lini të vlojë. Masën e hiqni porsa të fillojë të vlojë.

E lini pak të ftohet dhe e procedoni. Në atë masë shtoni 3 lugë mjaltë dhe pak sheqer. E përzieni dhe e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe e mbyllni mirë. Merrni një lugë të vogël para ushqimit, tri herë në ditë. Receta për astmën e zemrës: 1/4 e lugës me gjalpë e përzieni me 1/4 kg mjaltë. Shtoni 3 deri 4 lugë rrikë të gërryer dhe i përzieni për gjysmë orë. Merreni tri herë në ditë nga një lugë të vogël. - Në sasi të barabarta përzieni mirë nenexhikun, hithrat dhe kantarion, dhe nga kjo përzierje merrni një lugë dhe e përzieni me 2 dl ujë të vluar. Ta pini dy herë në ditë. Duhet ta përdorni për dy muaj në mënyrë që ta ndjeni përmirësimin e gjendjes. 

(Kosova Sot Online)