Konsumoni këtë si paragjellë dhe nuk do të sëmureni nga gripi dhe viroza

  • E.K /
  • 24 gusht 2021 - 09:40
Konsumoni këtë si paragjellë dhe nuk do të sëmureni nga gripi dhe viroza

Kjo është një paragjellë, që e forcon sistemin imun dhe e mbron trupin nga faktorët e jashtëm, sidomos gjatë sezonit të gripit dhe te rënia e imunitetit.

PËRBËRËSIT

3 litra ujë - 2 thelpinj të hudhrës - 1-2 lugë xhenxhefil të bluar - 1 lugë piper - 2 karota - 1 gjethe selino - 1/4 e qepës të kuqe - 1 gjethe rozmarinë - 1 lugë trumzë - lëngun nga gjysmë limoni.

PËRGATITJA

Të gjithë përbërësit e lartpërmendur, me përjashtim të lëngut të limonit, i vendosni në një enë të madhe dhe i mbuloni me kapak. Ziejeni derisa uji të avullohet dhe e ulni temperaturën, duke zier, e më pas i zieni në zjarr të lehtë edhe për një orë. Lëngun e zhvendosni në një enë tjetër. Perimet i copëtoni ose i përzieni në blender. Kjo supë parandalon dhe shëron gripin, cirrozën. Pjesën tjetër të mbetur mund ta përdorni si bazë për përgatitjen e supës tjetër. Me rëndësi të zihet në zjarr të lehtë dhe e mbuluar, në mënyrë që shijet të bashkohen. Lëngun e limonit e shtoni në pjatë, para se ta konsumoni.

(Kosova Sot Online)