Çfarë zbulon grupi i gjakut, nga cilat sëmundje rrezikoheni

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 11:39
Çfarë zbulon grupi i gjakut, nga cilat sëmundje rrezikoheni

Shumë studime moderne tregojnë korrespodencën e grupeve të caktuara të gjakut dhe sëmundjeve, por edhe disa nga përparësitë që kanë.

GRUPI I GJAKUT A

Personat me këtë grup janë më të rrezikuar nga kanceri në lukth. Femrave me këtë grup të gjaku më së paku u zvogëlohet numri i vezoreve, kështu që mund të mbesin shtatzëna edhe më të moshuara. Por, më shumë rrezikohen nga kanceri në lukth, sidomos nëse konsumojnë alkool.

GRUPI I GJAKUT B

Po ashtu, këta persona janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesë, si dhe me Alzheimer. Janë më të prirë për t'u prekur nga të thatit dhe infeksionet e shumta si pasojë e baktereve, shkas veprimi i ngadaltë i sistemit imun. Nuk është krejt zi për ta, në përgjithësi kanë metabolizëm më të shpejtë dhe reagojnë mirë ndaj ushtrimeve.

GRUPI I GJAKUT 0

Njerëzit me këtë grup të gjakut për një të katërtën janë më pak të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe kanceri në lukth. Këta njerëz kanë shumë pak gjasa të vdesin nga malaria. Për femrat me këtë grup të gjakut është më vështirë të mbesin hatanë, sepse cilësia e vezoreve të tyre është e dobët.

GRUPI I GJAKUT AB

Femrat me këtë grup të gjakut janë të rrezikuara nga kanceri i vezoreve, e shtatzënat me këtë grup janë të prira për shtypje të lartë të gjakut. Pjesëtarët e këtij grupi janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe infarkti, por edhe problemet në tretje.

(Kosova Sot Online)