Ul tensionin e lartë të gjakut menjëherë, ky është truku që duhet ta dini të gjithë

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 08:29
Ul tensionin e lartë të gjakut menjëherë, ky është truku që duhet ta dini të gjithë

Nëse po përjetoni dhimbje të madhe koke, lodhje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje në gjoks, ndoshta jeni duke vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut.

Kjo gjendje shëndetësore mund të shkaktohet nga stresi, mungesa e gjumit, obeziteti ose ndonjë sëmundje – por edhe njerëzit e shëndetshëm mund të vuajnë nga kjo.

Për fat të mirë, ka disa teknika të thjeshta të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i relaksoni enët e gjakut dhe muskujt, që ta mbani nën kontroll presionin e gjakut. Ne i kemi gjetur disa teknika dhe kemi vendosur t’jua mësojmë edhe juve.

Bëni masazh veshëve dhe qafës

Janë tri pika në kokë dhe qafë që mund t’ju ndihmojnë ta ulni presionin e gjakut brenda pak minutave:

Gjejeni pikën e parë prapa veshit dhe vizatojeni një vijë imagjinare poshtë qendrës së klavikulës ku do të gjeni pikën e dytë. Duke përdorur gishtat, bëni masazh qafës me lëvizje të buta poshtë dhe lartë kësaj vije. Përsëriteni këtë 10 herë në të dyja anët e qafës.

Pika e tretë ndodhet në fytyrën tuaj në lartësinë e veshit, rreth 1/2cm nga veshi juaj. Masazhojeni atë në çdo anë me majat e gishtave tuaj për rreth një minutë në një lëvizje rrethore në anën e kundërt të orës.

Duke iu bërë masazh këtyre zonave, ju do të lehtësoni tensionin në muskujt e qafës dhe do të riktheni qarkullimin normal të gjakut në tru.

(Kosova Sot Online)