Brenda 60 viteve të ardhshëm do të shfaqet një tjetër pandemi e ngajshme me Covid-19! Ja çfarë zbuluan studiuesit

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 15:17
Brenda 60 viteve të ardhshëm do të shfaqet një tjetër pandemi e ngajshme me Covid-19! Ja çfarë zbuluan studiuesit

Një tjetër pandemi, e ngjashme me Covid-19, mund të shfaqet brenda 60 viteve të ardhshme, sipas një studimi të kryer së fundmi.

Numri i sëmundjeve që përhapen tek njerëzit do të rritet trefish në dekadat e ardhshme, sipas “The Sun”. Ekziston një mundësi që çdo vit të shfaqet një sëmundje e re, zbuluan ekspertët në Universitetin Duke.

Ata paralajmëruan se ndërsa pandemia Covid-19 mund të konsiderohet si virusi më vdekjeprurës që nga gripi spanjoll, mbi një shekull më parë, shanset janë që nuk do të jetë i fundit.

Autori i studimit, Dr. William Pan, nga Universiteti Duke në Shtetet e Bashkuara, tha: “Fakti më i rëndësishëm është se pandemitë e mëdha si Covid-19 dhe gripi spanjoll janë relativisht të mundshme. Informacioni që marrim nga pandemitë duhet të shtojë përpjekjet për t’i parandaluar dhe kontrolluar ato në të ardhmen.”

Parashikimet e ekspertëve bazohen tek shkalla dhe shpeshtësia e shpërthimeve gjatë katër shekujve të fundit. Një sërë patogjenësh vdekjeprurës u bënë pjesë e studimit, përfshirë murtajën, linë, kolerën, tifonin dhe viruset e reja të gripit.

Kjo i lejoi studiuesit të llogaritnin se sa mundësi ka që një pandemi e ngjashme të shpërthejë në të ardhmen. Probabiliteti i shpërthimeve të sëmundjeve të reja ka të ngjarë të rritet tre herë në dekadat e ardhshme, paralajmërojnë ekspertët.

(Kosova Sot Online)